Shkullaku: Ka ndryshuar klisheja e mediave ndërkombëtare për Ramën, nga ekzotik po shihet si despotik
Shkullaku: Ka ndryshuar klisheja e mediave ndërkombëtare për Ramën, nga ekzotik po shihet si despotik Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi ndryshimin e mënyrës se si mediat ndërkombëtare e paraqesin kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se imazhi i dikurshëm i artistit që i dha ngjyra Tiranës dhe i politikanit që mahniti liderët europianë po zëvendësohet nga një vëmendje më kritike ndaj qeverisjes së tij. Sipas Shkullakut, për një kohë të gjatë reportazhet dhe intervistat për Ramën në mediat e huaja ndërtoheshin mbi një klishe që e paraqiste atë si një figurë të veçantë në Ballkan. Por, sipas tij, kjo qasje ka ndryshuar, ndërsa në raportimet ndërkombëtare kanë nisur të trajtohen edhe problematika të rënda të Shqipërisë. Gazetari...
Burimi:
sot.com.al