Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku: Reagimi im nuk ishte emocional. Dua t’u kërkoj falje atyre që më besuan personalisht
Nga Leonard Hide FORCËN E KARTONIT JUA DHAMË NE, POR DHIMBJEN E KËSAJ DITE NUK E FSHIN DOT ASNJË VOTË! Dje reforma territoriale u votua me 85 vota. Forcën e kartonit jua kemi dhënë ne, qytetarët, dhe sigurisht mes tyre kam qenë edhe unë. Por dje, përpara Parlamentit, banorët e Libohovës dëshmuan se, përtej çdo bindjeje politike, ekziston një emër që na bashkon të gjithëve, Libohova ❤️. Ata dolën me dinjitet për të mbrojtur vendin e tyre, duke mbajtur në zemër flamurin kombëtar dhe emrin e trevës së tyre. Kundërshtimi im ndaj kësaj reforme nuk ishte një reagim emocional, por një bindje se pas hartave dhe numrave ka njerëz, familje, histori dhe identitet. Njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre me punë e sakrifica, shpesh...
Burimi:
argjiroja.net