Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku kundër deputetëve të PS: Po jua them troç, mos flisni në emrin tim
Libohova është një prej 16 bashkive që do të shkrihen. Kryebashkiaku aktual, Leonard Hide, prej disa kohësh e kundërshton këtë propozim të mazhorancës socialiste. Teksa sot u votua ndarja e re territoriale në Komisionin e Ligjeve, vetëm me votat e deputetëve të PS, Hide ka reaguar sërsish në Facebook. JO VENDIM NË EMRIN TIM. Sot, Komisioni i Ligjeve votoi. Mazhoranca pro, opozita kundër. Të gjithë folën në emër të komunitetit dhe kryefjala ishte e njëjtë: ofrimi i shërbimeve sa më pranë njerëzve. Po, sot folët në emër të komunitetit. Dhe natyrisht, në emrin tim. Por po jua them troç: mos flisni në emrin tim. Sepse pas fjalëve dhe pas kartonëve që do të ngrihen, nuk ka thjesht një vendim administrativ. Ka njerëz. Ka familje. Ka...
Burimi:
argjiroja.net