Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

Shkrirja e bashkisë, Mazniku: Libohova mbledh vetëm 72 mijë euro të ardhura në vit

Kreu i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se mazhoranca synon që reforma e re territoriale të zbatohet që në zgjedhjet e vitit 2027, duke argumentuar se shtyrja e saj për vitin 2031 do të sillte pasoja në përfitimin e fondeve europiane nga bashkitë. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Mazniku tha se reforma është diskutuar prej kohësh dhe se mazhoranca, që në nisje të procesit, ka synuar përfshirjen e opozitës. I pyetur për reformën territoriale të vitit 2014 dhe nëse ndryshimet e reja janë një përpjekje për të korrigjuar atë që nuk funksionoi, Mazniku kundërshtoi termin “dështim”. “Jo, nuk është dështim. Së pari, sepse çështja është që ato përpara bënin dy funksione apo tre funksione. Ne kemi shkuar nga tre-katër...