Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

Shkrirja e 3 bashkive, Tritan Shehu: Goditje asgjësuese për qarkun Gjirokastër

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar kundër ndryshimeve të propozuara në reformën administrativo-territoriale, duke e konsideruar procesin një “anti-reformë” që, sipas tij, prek rëndë Qarkun e Gjirokastrës. Në reagimin e tij, Shehu ngre shqetësimin për fatin e tri bashkive të qarkut, Libohovës, Memaliajt dhe Këlcyrës, të cilat sipas projektit të ri territorial parashikohet të bashkohen përkatësisht me Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin. “Nesër nis akti i fundit i një anti-reforme që godet rëndë Qarkun e Gjirokastrës”, shprehet Shehu, duke argumentuar se ndryshimet e propozuara rrezikojnë të prekin jo vetëm organizimin administrativ, por edhe identitetin dhe perspektivën e zhvillimit të këtyre komuniteteve. Sipas deputetit demokrat, me ndryshimet e propozuara rrezikojnë të preken “identitete, tradita, histori e kontribute qindravjeçare”, ndërsa ai paralajmëron edhe pasoja që, sipas...