Shkrimtari gjerman Jochen Schimmang rrëfen për librin e ri dhe marrëdhënien e tij me letërsinë
Gjuha, kujtesa dhe dëshira për t’u tërhequr nga bota janë ndër temat që përshkojnë krijimtarinë e shkrimtarit gjerman Jochen Schimmang. Në librin e tij të ri me tregime autobiografike, “Die Versehrten springen nicht vom Zehner” (Të dëmtuarit nuk hidhen nga platforma dhjetëmetërshe), ai rikthehet te përvojat personale, fillimet si shkrimtar dhe figurat që kanë ndikuar në rrugëtimin e tij letrar. Në një takim në Oldenburg me gazetarin Frank Schäfer, për gazetën gjermane “taz”, Schimmang ka folur për librin e botuar më 2026 nga shtëpia botuese Edition Nautilus, si dhe për raportin e tij me gjuhën, letërsinë dhe procesin e të shkruarit. I lindur në vitin 1948, Schimmang tregon se dëshira për t’u bërë shkrimtar e kishte shoqëruar që në moshë të hershme. Një ndikim të...
Burimi:
kultplus.com