Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës, një agjenci për të gjitha pasuritë e paluajtshme
foto ilustruese TIRANË- Përmes një projektligji të hedhur për konsultim publik, qeveria propozon krijimin e Agjencisë Shtetërore të Pronës, një strukturë që synon të bashkojë në një institucion të vetëm Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave, por edhe administrimin e pronës shtetërore. ASHK dhe ATP parashikohet të shkrihen brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa funksionet dhe përgjegjësitë e tyre do të transferohen te struktura e re. Projektligji "Për pronat e paluajtshme të Shtetit në Republikën e Shqipërisë" përbëhet nga 74 nene dhe 8 krerë dhe parashikon edhe shfuqizimin e kuadrit aktual ligjor për kadastrën, duke e zëvendësuar atë me një ligj të ri të integruar. ASHP-ja do të organizohet në dy nivele, qendror dhe vendor. Në nivelin qendror do të funksionojë Drejtoria e...
Burimi:
zeri.ai