Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja
12 protestues u gjobitën me nga 5 mijë lekë të reja nga policia për pengimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të së enjtes para Kryeministrisë. Policia deklaron se pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit nuk janë bindur dhe kanë vijuar të qëndrojnë aty. Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ në ligjin për tubimet, deri më tani janë gjobitur 95 persona.
Burimi:
javanews.al