“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

Një 28-vjeçar është arrestuar nga blutë e Tiranës i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore. Në banesën e të riut, policia ka gjetur dhe sekuestruar banesë dy armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak, që i posedonte pa leje, 363 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në 235 doza, dyshohet me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike. “28-vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e përfshirjes së 28-vjeçarit, në veprimtari kriminale, si dhe për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të...