Shkolla nis të hënën/ 120 policë bashkiakë pranë institucioneve, Astiri ende pa shkollë

Shkolla nis të hënën/ 120 policë bashkiakë pranë institucioneve, Astiri ende pa shkollë

Më 14 shtator nis viti i ri shkollor dhe institucionet arsimore në Tiranë po përgatiten për rikthimin e nxënësve në klasa. Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e procesit, përfshirë mirëmbajtjen e godinave, pastrimin, kontrollin e sinjalistikës rrugore dhe organizimin e transportit. Në kryeqytet janë 146 shkolla publike, ndërsa këtë vit hapin dyert edhe shtatë institucione të reja arsimore. Ndërkohë, zona e Astirit vijon të mos ketë ende një shkollë funksionale, pasi godina është ende në ndërtim. Sipas planifikimit, shkolla pritet të përfundojë brenda vitit shkollor 2026-2027. Për garantimin e sigurisë në ditën e parë të shkollës, Bashkia e Tiranës ka angazhuar 120 punonjës të Policisë Bashkiake. Ata do të fokusohen në menaxhimin e qarkullimit pranë shkollave, ndihmën për nxënësit në...