Shkodër/ Kryebashkiaku Beci: Drejt përfundimit streha e re për qentë endacakë, me klinikë veterinare

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci: Drejt përfundimit streha e re për qentë endacakë, me klinikë veterinare

Punimet për ndërtimin e strehës së re për qentë endacakë në Shkodër janë në fazën përfundimtare. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili publikoi pamje nga ambientet e reja. Sipas tij, aktualisht po përmbyllen punimet rrethuese dhe vendosja e dyerve të kafazeve. Struktura e re do të përfshijë edhe një klinikë veterinare, ku do të ofrohen shërbime për kujdesin shëndetësor, trajtimin dhe sterilizimin e qenve. Kryetari i Bashkisë e cilësoi projektin një hap të rëndësishëm drejt një qyteti më të sigurt dhe trajtimit dinjitoz të kafshëve. ”Prania e qenve endacakë në rrugët e qytetit është një nga shqetësimet e qytetit që po perpiqmi ta zgjidhim. Po merr formë streha e re për qentë endacakë në Shkodër! Punimet janë...