Shkodër, fluks vizitorësh në destinacionet turistike dhe natyrore, nga Alpet e Thethit te bregdeti i Velipojës
Shkodra po e shndërron natyrën e saj në një nga magnetet më të fuqishme të turizmit shqiptar. Muaji gusht ka shënuar fluksin më të lartë të vizitorëve në zonat e mbrojtura të qarkut, duke dëshmuar rritjen e interesit për një territor ku brenda të njëjtit udhëtim mund të takosh Alpet, liqenin, lumin, ujëvarat dhe detin. Sipas të dhënave të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, rreth 360 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë frekuentuar gjatë gushtit zonat turistike dhe natyrore të qarkut të Shkodrës. Shifra e vendos këtë muaj në një nivel rekord dhe dëshmon se natyra po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë qendrore e hartës turistike të veriut të Shqipërisë. Në krye të destinacioneve të frekuentuara qëndron Parku Kombëtar i Alpeve, me qendër...
Burimi:
kohajone.com