Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë pretendimet në disa media, se djali i tij ka një ortakëri të fshehtë me biznesmenin Shkëlqim Beshiri, që do të ngrejë një kullë shumëkatëshe, pranë zonës së Pallatit të Kongreseve. Sipas Berishës, djali i tij nuk është pjesë e asnjë projekti, që të ketë marrë aprovimin dhe firmën e Edi Ramës. Kreu i PD pretendon se lidhja e djalit të tij me emrat e biznesmenëve të ndërtimit, është e qëllimshme, dhe pjesë e një skeme mafioze, që njerëzit të mendojnë se Rama dhe Berisha janë njësoj. Përshëndetje Doktor. Këto ditë në rrjetet sociale, patronazhistët dhe disa analistë të majtë, në unison po përhapin lajme se djali juaj Shkëlzeni është ortak me biznesmenin, njëfarë Çimi, për të...