Shkëlqim Hajdari vlerëson figurën e Isuf Luzajt: Do të organizojmë një simpozium shkencor për veprën e tij filozofike

Shkëlqim Hajdari vlerëson figurën e Isuf Luzajt: Do të organizojmë një simpozium shkencor për veprën e tij filozofike

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka vlerësuar figurën e Isuf Luzajt, duke e cilësuar atë si një prej personaliteteve që përfaqësojnë krenarinë e historisë dhe kulturës shqiptare. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hajdari ka ndarë emocionet nga pjesëmarrja në promovimin e katër volumeve kushtuar Isuf Luzajt, botuar nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”. Prefekti e përshkroi Luzajn si politikan, patriot, intelektual, poet, publicist, profesor dhe filozof, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe vlerësimit të veprës së tij. Gjatë aktivitetit, Shkëlqim Hajdari bëri të ditur se ka marrë përsipër që, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, të organizojë një simpozium shkencor, i cili do t’i kushtohet veprës së Isuf Luzajt si filozof. Nisma synon të sjellë në vëmendje kontributin intelektual...