Shkëlqen sulmuesi i Shqipërisë U19, shënon 3 gola me ekipin gjerman në ndeshjen e Ligës së Kampioneve për të rinj

Shkëlqen sulmuesi i Shqipërisë U19, shënon 3 gola me ekipin gjerman në ndeshjen e Ligës së Kampioneve për të rinj

Enis Rexhepi duket në rrugën e mbarë për t’u bërë një emër i rëndësishëm në futbollin europian e shpresohet edhe me fanellën kuqezi. Sulmuesi i Kombëtares U19 po shkëlqen me ekipin e Shtutgart U19 dhe jo vetëm në kampionatin gjerman, por edhe në UEFA Youth League, ku sot ka dhënë një paraqitje mbresëlënëse përballë bashkëmoshatarëve të Viking. Në ndeshjen e sotme, ku Shtutgarti luante pritës, Rexhepi shënoi tre gola në suksesin 5-0 të skuadrës së tij. Ai i dha avantazhin me penallti ekipit në minutën e 37, shënoi golin e 3-0 po me penallti në minutën e 83-të dhe në fund vulosi shifrat 5-0 me golin e tretë personal në minutën e 93-të. Rexhepi e ka nisur kësisoj sezonin në mënyrë fantastike, pasi kjo paraqitje...