Shkëlqejnë dy yjet e ardhur nga Premier League, Al-Hilal luan “tenis” ndaj kundërshtarit (video)
12 Shtator 2026 19:44 Telesport Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi është rikthyer te fitorja në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite, pas humbjes në javën e kaluar 0-2 ndaj Neom. Sot, Al-Hilal fitoi në transfertë 0-6 ndaj Al Taaëon. Protagonistët kryesorë të takimit ishin dy yjet e ardhur nga Premier League, Ollie Watkins dhe Gabriel Martinelli. Anglezi shënoi dy gola dhe dha një asist, Martinelli shënoi tregolësh, i pari për të me fanëllen e Al-Hilal. Autori i golit të gjashtë ishte Sultan Mandash. Pas kësaj fitoreje, Al-Hilal kryeson renditjen me 18 pikë në 7 javë. Al-Nassr i Cristiano Ronaldo zbret pas pak në fushë në transfertën ndaj Al-Khaleej. Kujtojmë se Al-Hilal pagoi 58 milionë euro tek Aston Villa për Watkins, ndërsa për Martinellin 65-70 milionë...
Burimi:
telesport.al