Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë
Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale me origjinë shqiptare, e cila vepronte kryesisht në Costa del Sol dhe përdorte Katalonjën si bazë logjistike për magazinimin e sasive të mëdha të kokainës përpara shpërndarjes në Evropë. Operacioni i koduar ka çuar në arrestimin e 15 personave (12 prej të cilëve janë lënë në burg), si dhe në sekuestrimin e më shumë se 2.7 tonë kokainë, 800 gramë tusi, dy armëve të zjarrit dhe 29 automjeteve luksoze. Hetimet e nisura që në vitin 2025 zbuluan se droga vinte nga Kolumbia përmes zonës së Campo de Gibraltar dhe magazinohej përkohësisht në vilat luksoze të marra me qira afatshkurtër, si ajo në Sant Just Desvern pranë Barcelonës ku u gjetën 1.351 kilogramë kokainë. Rrjeti kriminal përdorte makina të fuqishme...
Burimi:
javanews.al