Shkatërrohen 3 plantacione droge/ Arrestohen 6 shqiptarë, sekuestrohen tufat plot me euro
Policia e Belgjikës ka shkatërruar 3 plantacione kanabisi në rajonet e Leuven, Halle-Vilvoorde dhe Brukselit. Janë sekuestruar mbi 2.000 bimë, afro 55 kilogramë drogë të korrur dhe 17.000 euro para cash. Janë arrestuar 6 burra me shtetësi shqiptare. Nga Sam Coremans, VRT NEWS Hetimi ka nisur këtë vit dhe ka zbuluar një grup kriminal të organizuar në mënyrë profesionale, i cili kultivonte kanabis në këtë rajon. Hetimi çoi këtë të hënë në kryerjen e 5 kontrolleve policore në banesa dhe ambiente në Etterbeek, Evere, Leuven, Overijse dhe Tervuren. Gjatë kontrolleve, hetuesit zbuluan 3 plantacione profesionale kanabisi, nga të cilat 2 ishin ende aktive. Në total, policia gjeti më shumë se 2.000 bimë kanabisi. Në ambientet e tjera, hetuesit sekuestruan afro 55 kilogramë marihuanë dhe 17.000...
Burimi:
syri.net