Shkarkohet nga detyra Kryeprokurori i Speciales në Kosovë
Kosova E Premte, 2 Tetor 2026 17:13 Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të largojë Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Vendimi është marrë në takimin e jashtëzakonshëm të KPK-së, të mbajtur të premten, më 2 tetor 2026, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi. Sipas KPK-së, vendimi është marrë pas shqyrtimit të çështjes, vlerësimit të rrethanave relevante institucionale dhe profesionale dhe në bazë të kompetencave ligjore të Këshillit. Isufaj do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale. KPK ka njoftuar se vendimi për largimin e Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit është marrë në mbështetje të nenit 22, paragrafi 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr....
Burimi:
kohajone.com