Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

Rastet e disa llojeve të kancerit po rriten ndjeshëm te personat nën 50 vjeç, sipas një studimi të ri ndërkombëtar që ka analizuar të dhëna nga Anglia, SHBA-ja dhe Holanda. Në Angli, rastet e kancerit të prostatës te personat nën 50 vjeç janë katërfishuar që nga viti 2001, ndërsa diagnozat e hershme të kancerit të zorrës së trashë, veshkave dhe mitrës janë më shumë se dyfishuar. Studimi i kryer nga World Cancer Research Fund (WCRF) zbuloi rritje të konsiderueshme të rasteve të hershme për shtatë lloje kanceri në Angli, pesë në SHBA dhe katër në Holandë. Në Angli, te personat nën 50 vjeç, incidenca e kancerit të prostatës u rrit nga 1 rast për 100 mijë persona në vitin 2001 në 3.6 raste për 100...