“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bëri sot një deklaratë publike ku kritikoi politikën financiare të qeverisë ndaj mbrojtjes sociale, duke nënvizuar se pensionet në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon dhe se masa e indeksimit mujor arrin vetëm në 900 lekë. Përmes një video-mesazhi, Tabaku e cilësoi situatën si një dështim të drejtësisë sociale, duke u shprehur se vendi po përballet me “pensionet më të ulëta në rajon, në një Shqipëri që po plaket”. Ajo akuzoi ekzekutivin se po zbaton prioritete të gabuara buxhetore, ndërsa “një qeveri që gjen miliarda për një pakicë, ndërsa mbi 800 mijë pensionistë numërojnë lekët për të mbyllur muajin. Pas një jete pune, meritojnë dinjitet. Ky sistem u lë varfërinë!”. Sipas deputetes demokrate, shifrat reale rrëzojnë deklaratat zyrtare...
Burimi:
javanews.al