SHISH në shërbim të bandave dhe krimit/ Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Takimi do të zhvillohet në orën 08:30 dhe në të pritet të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Në mbledhje pritet të jenë të pranishëm edhe ministra që mbulojnë sektorët e sigurisë, si dhe drejtues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kombëtare. Thirrja e Këshillit vjen pas nisjes së hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Skandali u quajt nga opozita si rënië e shteteit shqiptar pasi...
Burimi:
syri.net