“SHISH në duart e krimit të organizuar”, Bardhi: Çfarë duhet më që Edi Rama të japë dorëheqjen!

“SHISH në duart e krimit të organizuar”, Bardhi: Çfarë duhet më që Edi Rama të japë dorëheqjen!

Kreu i Grupit demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pas masës së sigurisë të caktuar ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, në kuadër të operacionit të SPAK. GJKKO ka caktuar ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Bardhi deklaroi se kishte ngritur publikisht më herët dyshime për raportet mes drejtueses së SHISH dhe Ergys Agasit. “Vlora Hyseni në shërbim të Ergys Agasit ishte një nga sekretet publike për të cilat kam ngritur shpesh shqetësimin gjatë këtyre tre viteve”, deklaroi Bardhi. Bardhi e zgjeroi akuzën nga Hyseni te institucioni që ajo drejton, duke deklaruar se bëhej fjalë për “Shërbimin Informativ të Shtetit në duart e krimit të organizuar”. Kreu i grupit parlamentar të PD-së e drejtoi më pas përgjegjësinë politike te...