“Shikoni Zhegrovën dhe mendoni pse nuk luan titullar”, Spaleti shpjegon pse e lë në stol: Nuk ka ekuilibër
Edon Zhegrova është kthyer në një çështje diskutimi te Juventusi. Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira sa herë ka hyrë në fushën e lojës. Tifozët kanë kërkuar aktivizimin e tij nga minuta e parë, por Spaleti refuzon ta bëjë një gjë të tillë. Trajneri i Juventusit ka shpjeguar arsyet e tij në emisionin “La Domenica Sportiva” në “Rai Sport”. Spaleti ka thënë se Zhegrova luan mjaft mirë kur hyn nga stoli, por në situata sfiduese gabon. Ai ka nënvijëzuar faktin se lojtarit shqiptar i mungon balanca, çka e penalizon për të fituar fanellën e titullarit. “Ndodhin gjëra si në rastin e Zhegrovës. E sheh në ndeshjen e mëparshme dhe mendon: ‘Ai duhet të jetë titullar’. Ndonjëherë, ai luan mirë në gjysmëorën e fundit....
Burimi:
sportekspres.com