Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat
Askush nuk i është përgjigjur thirrjes për organizim nga Prishtina drejt protestave në Tiranë. Prej 24 orësh në rrjetet sociale qarkulloi një video që bëri thirrje për pjesëmarrje në protestat kundër qeverisë shqiptare. Në materialin e shpërndarë kryesisht në Instagram thuhet se nisja do të bëhej në orën 12:00 nga parkingu pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Megjithatë, ai shesh mbeti bosh. Thirrja vjen në një moment kur përfshirja e mbështetësve të Vetëvendosjes në protestat shqiptare është fakt dhe objekt përplasjesh edhe në Kosovë. Në ditët e para të protestave të dhunshme, dy shtetas nga Kosova u ndaluan gjatë protestave në Tiranë. Ata deklaruan se janë mbështetës të Albin Kurtit. Vëllai i ministres së Kurtit, Fitore Pacolli, doli me deklaratë pro protestave të dhunshme në...
Burimi:
javanews.al