Sheshi është pa bileta, por…/ Lapaj përtypet: Por Berisha duhet të tërhiqet nga politika

Sheshi është pa bileta, por…/ Lapaj përtypet: Por Berisha duhet të tërhiqet nga politika

Protesta kundër qeverisë duhet të jetë një hapësirë e hapur për çdo qytetar që kërkon ndryshimin, pavarësisht bindjeve apo përkatësisë politike. Kështu u shpreh kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili deklaroi se në shesh nuk duhet të ketë barriera mes socialistëve, demokratëve apo qytetarëve që nuk identifikohen me asnjërën prej forcave politike. Sipas Lapajt, protesta nuk duhet të shihet si një aktivitet i rezervuar për një parti apo grupim të caktuar, por si një hapësirë ku mund të bashkohen të gjithë ata që kërkojnë ndryshimin e situatës politike në vend. “Në protestën kundër qeverisë janë të mirëpritur të gjithë dhe çdokush ka të drejtë të jetë në shesh. Nuk duhet të vihen bileta në atë shesh, duhet të jetë çdo socialist, çdo...