Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë
Policia ka zbardhur detaje të reja nga sherri i ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një 34-vjeçar tentoi të largohej me vrap pas konfliktit. I riu është arrestuar, pasi dyshohet se gjatë përplasjes tentoi të përdorte një armë zjarri. I arrestuari është Mario Meçanaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili mbrëmjen e 7 nëntorit, rreth orës 20:50, u përfshi në një konflikt për motive të dobëta me 41-vjeçarin E.H., banues në Tiranë. Sherri ndodhi në vendin e quajtur “Rrapi”, në zonën e Ujit të Ftohtë, ku policia ndërhyri për të ndalur përplasjen. Siç u raportua edhe mbrëmjen e djeshme, një prej personave të përfshirë tentoi të largohej me vrap. Efektivët qëlluan edhe në ajër për ta ndaluar,...
Burimi:
javanews.al