Sherri në Sarandë nisi në një berberhane, 3 të plagosur me thikë! Shikoni pamjet
Janë publikuar pamje të reja të sherrit të ndodhur mbrëmjen e 16 shtatorit pranë shëtitores së Sarandës ku tre të rinj, mes tyre dy vëllezërt mbetën të plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka nisur në një berberhane rreth orës 21:55, në një berberhane në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores së qytetit. Në pamjet e siguruara shihet përplasja mes të rinjve, e cila më pas përshkallëzohet në konflikt fizik. Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Për shkak të gjendjes së tij, 24-vjeçari Elidon Shukulli është transportuar drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22 vjeç, dhe Andi Saliajn,...
Burimi:
syri.net