Sherri mes dy biznesmenëve, Rama i ashpër: Kemi vendosur ta shpronësojmë zonën e atij konflikti banal
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen gjatë ditës së djeshme mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinajt. Teksa përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale e ka cilësuar konfliktin si banal dhe brutal, kryeministri Edi Rama tha se qeveria do ta shpronësojë zonën bregdetare në Palasë për interes publik. “Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet t’i japim fund kësaj historie, por edhe t’i japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike. Ata duhet të kuptojnë që nuk duhet ta cënojnë me qasjet dhe sjelljet e tyre lënduese atë që është një mision i...
Burimi:
ntv.al