No Image Available

SHERR NE DURRES, KERCET ARMA NE RRUGE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 22:45 të së premtes në lagjen nr. 6 të Durrësit. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve me inicialet Gj. P. dhe H. Ll. Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas konfliktit. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e H. Ll., i identifikuar si autori i dyshuar i të shtënave. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe...