Sherr mes të burgosurve në burgun e Reçit, gardianët ndërhyjnë për të parandaluar më të keqen…
Një sherr mes disa të dënuarve ka ndodhur gjatë orëve të fundit në burgun e Reçit në Shkodër. Burimet bëjnë të ditur se pas konfliktit, autoritetet kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.Po ashtu, Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle në ambientet e institucionit, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.Ndaj të lënduarve është ofruar ndihmë mjekësore nga stafi, ndërsa ende nuk ka detaje se çfarë është gjetur në qelitë e burgut.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com