Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!
Katër persona, mes tyre dy vëllezër, janë arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt fizik dhe me sende të forta në rrugën “Thoma Kalefi”. Sipas policisë, të arrestuarit janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas me një 30-vjeçar. Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Elbasanit kanë ndërhyrë duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirjen në konflikt. “Në Elbasan u arrestuan 4 shtetas (2 prej tyre vëllezër), pasi dyshohet se, në rrugën “Thoma Kalefi”, janë përfshirë në një konflikt fizik dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin dhe me një 30-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë. Motivet e ngjarjes mbeten ende të panjohura.
Burimi:
javanews.al