“Sherif” i ri në qytet, mbërrin në Tiranë ambasadori amerikan, Eric Wendt
Mbërriti në Shqipëri mesditën e kësaj të premteje, 25 Shtator, ish-gjenerali Eric Wendt i përzgjedhuri presidentit Donald Trump për të drejtuar diplomacinë amerikane, në vendin tonë. Top Channel ndoqi ekskluzivisht ndoqi mbërritjen e ambasadorit të ri, përmes fluturimit me numër OS573, raporton se ai është pritur nga drejtues të protokollit të shtetit dhe përfaqësues të ambasadës. Pas një qëndrimi prej rreth 20 minutash në terminalin VIP në Rinas, ambasadori i ri amerikan është shfaqur për herë të parë në vendin tonë, moment i fiksuar nga operatori i Top Channel, Elin Kadillari. E më pas, makina me flamurin amerikan është nisur drejt Tiranës për një ndalesë të parë në selinë diplomatike në Rrugën e Elbasanit. Gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan, Eric Wendt paraqiti katër prioritete të...
Burimi:
argjiroja.net