SHËNIM / Igli Tare në gijotinën e gjyqit publik

SHËNIM / Igli Tare në gijotinën e gjyqit publik

Historia e gjyqit publik që po i bëhet Igli Tares është kthyer në një histeri të shëmtuar. Atë e drejton një kartel mediatik linçues, me interesa të caktuara politike dhe ekonomike, ndërsa materialin për ta ushqyer duket se e merr nga qarqe pranë SPAK-ut. Çështja, e zhveshur nga zhurma, paraqitet kështu: SPAK ka përfshirë në hetim Igli Taren për një vilë në Palasë, të blerë dhe të regjistruar në emrin e tij, por që dyshohet se e ka përdorur Belinda Balluku. Për shkak se prokuroria po heton Ballukun, prokurorit të çështjes i ka lindur dyshimi se pas pronësisë formale të Igli Tares mund të qëndrojë ministrja. Ky është dyshimi i organit të akuzës. Dokumentet e pronësisë, regjistrimi në Kadastër dhe kontrata e blerjes mbajnë emrin...