Shëndetësia falas vetëm një premtim, shqiptarët bëjnë shpenzime rekord nga xhepi i tyre

Shëndetësia falas vetëm një premtim, shqiptarët bëjnë shpenzime rekord nga xhepi i tyre

Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca është e madhe jo vetëm në euro, por mbetet e thellë edhe pasi eliminohet efekti i çmimeve më të ulëta në vend. Krahas nivelit shumë më të ulët të konsumit real për frymë, sistemi shqiptar karakterizohet edhe nga një barrë shumë më e madhe financiare që bie drejtpërdrejt mbi familjet, që detyrohen të financojë nga xhepi gati gjysmën e shpenzimeve shëndetësore, si rrjedhojë e shpenzimeve të ulëta të qeverisë. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri llogaritet në 662 euro për banor, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht në BE. (Shiko grafikun: Shpenzimet nominale për banor për shëndetësinë (euro). Në vlerë nominale, Shqipëria arrin kështu...