Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

Një elektricist ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije, në zonën e Kalasë së Dodës, në Dibër, pasi një shtyllë elektrike u shemb dhe e zuri poshtë. Viktima është identifikuar si L. Shehu, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, teksa po kryente punën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e shembjes së shtyllës elektrike.