Shembet ndërtesa 6-katëshe në Gaza, 8 të vdekur dhe mbi 60 persona nën rrënoja –
Tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në qytetin e Gazës, tha këtë të mërkurë për AFP shërbimi i mbrojtjes civile të enklavës. “Trupat e tetë martirëve, përfshirë fëmijë , dhe 15 të plagosurve u nxorën nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe që u shemb në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal. “Fati i më shumë se 60 personave nën rrënoja është i panjohur”, shtoi burimi, duke theksuar se ndërtesa “kishte pësuar dëme strukturore për shkak të sulmeve të shumta izraelite gjatë luftës”. Shumica dërrmuese e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar nga bombardimet izraelite. Lufta në Gaza ka vrarë më shumë...
Burimi:
javanews.al