Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Dashamir Shehi ka propozuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të përbashkët politike me studentët që protestojnë. I ftuar në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, ku u diskutua për protestat e të rinjve në Tiranë, Shehi theksoi se situata kërkon mjete politike dhe jo përplasje të dhunshme. Sipas tij, protesta nuk duhet parë vetëm si një reagim i studentëve, pasi pakënaqësitë janë më të gjera dhe mund të shprehen edhe nga grupe të tjera të shoqërisë. “As unë nuk jam për ta rrëzuar me dhunë. Por kriza është politike dhe do mjete politike për ta zgjidhur. Kështu ka ndodhur gjithmonë, edhe në ’91-ishin me mjete politike është zgjidhur. Sa herë mungojnë mjetet politike, rrëshqasim aty ku kemi rrëshqitur, në ’97-ën, gjithë...
Burimi:
gijotina.com