Shehaj në konferencën me BE: Drejtësisë po i bëhet luftë e paprecedentë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ngriti në Konferencën Ndërparlamentare me Bashkimin Europian shqetësimin për situatën e drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një nga investimet më të rëndësishme të BE-së dhe SHBA-së në vend. Në fjalën e tij, Shehaj tha se shqiptarët e shohin anëtarësimin në Bashkimin Europian jo vetëm si një proces integrimi, por edhe si një shpresë për garantimin dhe njohjen e të drejtave të tyre. Sipas tij, procesi i anëtarësimit nuk duhet të ndalet. “Shqiptarët duan Bashkimin Europian… e shikojnë si shpresë. Shikojnë dhe mendojnë dhe shpresojnë që ditën që Shqipëria do të jetë pjesë e BE më në fund ata do të kenë të drejta”, deklaroi Shehaj. Duke iu referuar reformës në drejtësi, kreu i Mundësisë pretendoi se...
Burimi:
ntv.al