Shehaj ndez motorët për zgjedhjet 2027: Mundësia hap dyert për shqiptarët
Partia Mundësia do të garojë me kandidatët e saj në zgjedhjet vendore të pranverës së vitit 2027. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj force politike, Agron Shehaj, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale. Shehaj u ka bërë thirrje qytetarëve që duan të kontribuojnë në jetën publike dhe të përfaqësojnë komunitetet e tyre që t’i bashkohen Partisë Mundësia. “Kushdo nga ju që do të përfaqësojë në mënyrë të ndershme, besnike dhe me dinjitet komunitetin e tij, qytetin e tij në Këshillin Bashkiak, është i ftuar t’i bashkohet Partisë Mundësia”, u shpreh Shehaj. Kreu i kësaj force politike tha se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe se strukturat e partisë janë mobilizuar për garën elektorale. Sipas Shehajt, synimi është që...
Burimi:
ntv.al