SHBA PËRGËZON SHQIPËRINË PËR ANËTARËSIMIN NË MARRËVESHJET ARTEMIS
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar Shqipërinë për anëtarësimin në Marrëveshjet Artemis, duke e cilësuar vendin një prej aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara. Në një publikim në faqen zyrtare, Departamenti i Shtetit thekson se Shqipëria është vendi i 73-të që i bashkohet marrëveshjeve, duke u angazhuar për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës. Marrëveshjet u nënshkruan më 21 shtator 2026 nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në emër të Republikës së Shqipërisë. Ceremonia u zhvillua në selinë e NASA-s, Mary W. Jackson NASA Headquarters, në Uashington. Në ceremoni morën pjesë si dëshmitarë edhe zyrtarë të NASA-s dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët përshëndetën anëtarësimin e Shqipërisë. Në deklaratën e tij, Departamenti Amerikan i Shtetit nënvizon se Shqipëria...
Burimi:
ntv.al