SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin
Një propozim i ri amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pritet t’i prezantohet sot presidentit rus Vladimir Putin nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, gjatë një takimi në Shën Petersburg. Plani është hartuar pas konsultimeve mes Shteteve të Bashkuara, autoriteteve ukrainase dhe partnerëve evropianë, ndërsa Uashingtoni flet për përparim të ndjeshëm në negociata, pa siguruar ende dakordësinë e Moskës. Sipas mediave amerikane, Witkoff do t’i paraqesë Kremlinit propozimet e diskutuara një ditë më parë në Oslo, me synimin për të krijuar kushtet për negociata të drejtpërdrejta mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë. Në diskutime pritet të marrë pjesë në distancë edhe Jared Kushner, këshilltar i afërt i Donald Trump. Një zyrtar amerikan i ka cilësuar bisedimet me presidentin ukrainas...
Burimi:
javanews.al