SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

Administrata Trump po heq dhjetëra miliona dollarë nga ndihma ushtarake e SHBA-së për vendet në Evropë dhe Lindjen e Mesme, për t’i përdorur ato për t’i mbështetur qeveritë me orientim konservator në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Departamenti i Shtetit të martën njoftoi Kongresin se do të rialokojë 52 milionë dollarë nga fondet për financimin e ushtrive të huaja, te destinuara fillimisht për Sllovakinë, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë dhe Irakun, dhe do t’ua transferojë ato Panamasë, Perusë, Ekuadorit dhe Kolumbisë, raportoi AP. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, javën e kaluar vizitoi Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë dhe u premtoi mbështetje shtesë. Është një prej lëvizjeve të fundit të administratës në reduktimin e fondeve ose zhvendosjes së trupave në Evropë pas ankesave të presidentit Donald Trump për aleatët...