SHBA MBYLL DEREN/ BRITANIA DHE FRANCA LIHEN JASHTE TAKIMIT PËR TË ARDHMEN E NATO-S

SHBA MBYLL DEREN/ BRITANIA DHE FRANCA LIHEN JASHTE TAKIMIT PËR TË ARDHMEN E NATO-S

Një format i kufizuar amerikan për diskutimin e së ardhmes së NATO-s ka hapur pikëpyetje mes aleatëve evropianë. Sipas Politico, Pentagoni ka planifikuar një takim pune në Poloni për të diskutuar të ardhmen e Aleancës, por në listën e të ftuarve nuk janë përfshirë disa prej aleatëve kryesorë evropianë, mes tyre Britania e Madhe, Franca, Estonia, Letonia dhe Lituania. Takimi drejtohet nga zyrtari i lartë amerikan për politikën e mbrojtjes, Elbridge Colby. Formati është përshkruar si një grup pune që synon të diskutojë drejtimin e ardhshëm të NATO-s. Sipas raportimeve, takimi është pjesë e një serie bisedimesh në format të kufizuar, ku më herët kanë marrë pjesë vende si Polonia, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe Holanda. Ky format është bërë i njohur si “Bergen Group”....