‘Shame and Money’ i Visar Morinës hap Eastern Neighbours Film Festival në Hagë, prezantohet edhe kultura kosovare
Filmi kosovar ‘Shame and Money’, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të Eastern Neighbours Film Festival, në Hagë të Holandës, duke qenë pjesë e programit të hapjes së këtij festivali, përcjell KultPlus. Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në prezantimin e kinematografisë dhe kulturës kosovare para publikut ndërkombëtar Përveç filmit, programi përfshiu edhe një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it, i cili këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë Young Talents. Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e Ambasadës së Kosovës në Hagë: Ambasada e Republikës së Kosovës pati kënaqësinë të mbështesë mbrëmjen...
Burimi:
kultplus.com