Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete
Drejtuesit më të lartë të agjencive ligjzbatuese janë mbledhur në Hagë nga 59 shtete dhe përfaqësues të 15 organizatave ndërkombëtare, midis tyre dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit Skënder Hita. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, konferenca e organizuar dhe koordinuar nga Europol, ku mori pjesë drejtori i përgjithshëm dëshmon angazhimin e Policisë së Shtetit për të qenë pjesë aktive e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë në Evropë. Në konferencë, ku morën pjesë mbi 500 drejtues policie dhe delegatë, u vu theksi te nevoja për të unifikuar strategjitë dhe për të bashkërenduar forcat përballë kompleksitetit në rritje të kërcënimeve globale dhe kriminalitetit modern. Gjatë punimeve u diskutua mbi parandalimin e radikalizimit dhe sfidat e reja të sigurisë,...
Burimi:
javanews.al