Serwer: S’ka Europë dhe as NATO nëse Kosova nuk arrin të zgjedhë presidentin e saj

Serwer: S’ka Europë dhe as NATO nëse Kosova nuk arrin të zgjedhë presidentin e saj

Daniel Serwer, profesor universitar dhe vëzhgues i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, ka vlerësuar se Kosova nuk mund të lëvizë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s nëse institucionet nuk janë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre elementare. “Kosova supozohet të jetë duke u përgatitur për anëtarësim në NATO dhe në BE. Por, vështirë se mund të shkojë larg nëse institucionet e saj shtetërore nuk janë në gjendje të kryejnë funksionet themelore. Zgjedhja e një presidenti është padyshim minimumi që parlamenti duhet të jetë në gjendje të bëjë”, ka deklaruar ai. Serwer ka kujtuar se katër anëtarë të NATO-s dhe pesë të BE-së nuk e njohin Kosovën, e cila është bllokuar nga Serbia dhe Rusia nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara. “Asnjë prej skeptikëve [mosnjohësve] nuk do...