Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje
Tre deputete të Kuvendit të Kosovës dhe ambasadori i Kosovës në Beograd nuk janë lejuar nga autoritetet serbe të hyjnë në Preshevë për t’i shprehur ngushëllimet kryetares së komunës, Ardita Sinani, pas vdekjes së babait të saj. Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku dhe Liza Gashi, së bashku me ambasadorin Jetish Jashari dhe këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, Ragmi Mustafi, janë mbajtur për disa orë në pikën kufitare të Depcës, përpara se t’u komunikohej se nuk mund të vazhdonin drejt Preshevës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sinani përmes një postimi në Facebook, ku ka sqaruar se vizita ishte personale dhe nuk kishte karakter zyrtar. Mustafi kishte planifikuar t’i përcillte asaj edhe ngushëllimet e kryeministrit Kurti. “Serbia vendosi paturpësisht ta përfshijë politikën...
Burimi:
javanews.al