“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqësues të “Listës së Studentëve”, e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, duke ofruar mbështetjen e Bashkimit Evropian për zbatimin e reformave demokratike dhe institucionale. Takimi u zhvillua me ftesë të Komisioneres Evropiane, ku mori pjesë një delegacion prej katër anëtarësh që përfaqësonte “Listën e Studentëve”. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis kësaj lëvizjeje politike dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian pas fitores zgjedhore më 25 tetor. Të mërkurën, gjatë një fjalimi para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos konfirmoi se kishte biseduar me përfaqësues të “Listës së Studentëve”, duke theksuar se Serbia tani ka mundësinë për një fillim të ri dhe për forcimin...