Serbët e Kosovës denoncojnë presionin e Vuçiçit: Votoj në zgjedhjet në Serbi nën presion për (SNS), jo me vullnetin tim të lirë

Serbët e Kosovës denoncojnë presionin e Vuçiçit: Votoj në zgjedhjet në Serbi nën presion për (SNS), jo me vullnetin tim të lirë

“Votoj në zgjedhjet në Serbi nën presion [për Partinë Përparimtare Serbe], jo me vullnetin tim të lirë”. Kështu e nis rrëfimin e saj një qytetare nga Kosova, e punësuar në një institucion arsimor në një zonë të banuar me serbë. Identiteti i saj, si dhe vendi ku jeton dhe punon, janë të njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë (REL). Ajo pranoi të flasë për presionet ndaj votuesve nga Kosova në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 25 tetor, me kusht që të mbetet anonime, pasi druhet se mund ta humbasë vendin e punës. Rrëfimin e saj e konfirmojnë, në mënyrë të pavarur, edhe tri burime të tjera me të cilat bisedoi REL-i. Në mesin e 6.45 milionë...